“Lamtumirë" E trishtë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, humb njeriun më të shtrenjtë të zemrës!

Momente të dhimbshme për Elseid Hysajn dhe familjen e tij.

 Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë Hysaj përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë një fotografi me gjyshin e tij dhe ka shkruar një mesazh të shkurtër, por prekës: “Lamtumirë bosi im”.

Një dedikim që tregon dhimbjen e madhe të futbollistit për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij.

Miqtë dhe tifozët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre mbrojtësit kuqezi!

Previous Post Next Post