një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.
Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të
vendgrumbullimit të mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Të gjitha njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete”.
Borovci ka njoftuar se “trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
Rasti i rëndë është raportuar nga një qytetar i cili zbuloi foshnjën brenda një qeseje të zezë. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë. Nuk dihet ende identiteti i personit që e ka braktisur foshnjën në vendin e grumbulimit të mbeturinave./vizionplus.tv