LAJM I FUNDIT/ Lirohet Safet Gjici, lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar…

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë së Apelit.

Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Ndaj Gjicit Gjykata e Apelit vendosi masa e sigurisë “arrest shtëpie”, duke bërë që pjesën e mbetur të dënimit Gjici ta kalojë në banesën e tij.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore....

Previous Post Next Post