Taulant Balla është përplasur me Sali Berishën në Kuvend.
Balla u shpreh se opozita është fat i madh për PS-në, por fat i zi për Shqipërinë, ndërsa i kujtoi Berishës akuzat që ka thënë ndër vite ndaj Ilir Metës.
“Strategjia jote ishte të bëje pis kundërshtarin, akuzoje kundërshtarin për narkotrafik, për vrasje.
Ti që ia ke thënë të gjitha këto hoqe Dash Sulën e vure Ilir Metën.
Mban mend se çfarë i ke thënë Ilir Metës? Ngrije kokën! i ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhjen e floririt dhe për vrasje.
Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi”, tha Balla!