LAJM I FUNDIT/ Sërish lëk*undje të*rmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra!

Një tjetër tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jug-perëndim të Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit, kurse thellësia e tërmetit është përllogaritur 5 kilometra, ç’ka e bën lëkundjen më të ndjeshme.

Lëkundjet janë ndjerë në Fier, Patos dhe Ballsh. Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës rihter!

Previous Post Next Post