"Mjaft duruam! Berisha ndez fitilin: ‘Do ta armatos popullin për të përmbysur Ramën!’"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer sërish në një deklaratë të fortë, duke thirrur shqiptarët të ngrihen kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një fjalim të mbajtur mes mbështetësve të tij, Berisha foli për “një regjim të kalbur” që, sipas tij, po e zhyt vendin në diktaturë të plotë.

“Populli ka të drejtën e vet për t’u vetëmbrojtur, për të marrë në dorë fatet e veta, edhe me armë po të jetë nevoja!”, u shpreh ai me tone luftarake, duke lënë të kuptohet se nuk përjashton as përplasjen civile.

Thirrja e Berishës vjen në një klimë politike të tensionuar, ku opozita akuzon qeverinë për korrupsion, manipulime dhe shkelje të lirive demokratike. Por kjo retorikë për armatosje ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur debate mbi rrezikun e një përshkallëzimi ekstrem të krizës politike.

A po përgatitet Sali Berisha për një rebelim popullor? A do të ketë pasoja ligjore për deklaratat e tij? Shqipëria ndodhet përballë një prove të rrezikshme!

Previous Post Next Post