Shqipëria sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, Rama jep lajmin e mirë: Të hënën!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të hënën do të zhvillohet në vendin tonë Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.

Rama shkruan se Shqipëria të hënën kthehet sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.

“Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore SEECP. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE” shkruan Rama.

Shqiperia do të organizojë ditën e hënë SEECP-në e cila përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia!

Previous Post Next Post