Gazetarja Klodiana Lala tha se precedentët e Gjykatës së Lartë, e bëjnë të besojë se Veliaj ka pak gjasa të lirohet nga qelia.
Megjithatë Lala tha se Veliaj ka një “favor” më shumë se rastet e Berishës dhe Metës, që u rrëzuan nga Gjykata e Lartë, pasi ai vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës dhe ushtron një funksion, ndaj gjykata do ta analizojë edhe këtë fakt.
“Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mundësia që zoti Veliaj të arratiset jashtë vendit, për të intimiduar provat. Pretendojnë se Veliaj, duke qenë kryetar bashkie duhe të ushtrojë detyrën. Gjyqtarja është Albana Boksi, ka shkuar nga apeli i krimeve të rënda. Është konsideruar me integritet, ka kaluar vettingun. Ka qenë nga grupi i parë i gjyqtarëve që shkuan nga apeli i posaçëm në Gjykatën e Lartë. I vetmi ndryshim i zotit Veliaj në raport me funksionarët, ka të bëjë me detyrën. Qëndrimi do të jetë, prevalon qëndrimi i prokurorisë, apo detyra e tij? Sepse Meta, Berisha, Beqja, nuk kishin detyrë. Pra balancohen. Është kaq i fortë dyshimi për prishje provash, apo janë provat kaq të forta, sa e duan Veliajn në burg? Apo mund të hetohet në gjendje të lirë dhe të ushtrojë detyrën? Në rastet e tjera nuk ka patur diskutim të tillë. Gjykata e Larte nuk ka liruar për veprat penale korrupsion. Gjasat për tu liruar janë të pakta, por i vetmi aspekt që është ndryshe, është ushtrimi i detyrës, aty insistojnë edhe avokatët“, tha Lala!