LAJM I FUNDIT/ Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme merr vendim “final” për Ilir Metën!

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për të lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj ish-presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit kërkoi lirinë.

SPAK depozitoi në GJKKO prova të reja për çështjen e Metës, ky i fundit mori vetë pjesë në seancën e radhës ku kërkoi zëvëndësim të masës arrest me burg.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për gazetarët zbuloi edhe çfarë ndodhi në seancën që zgjati rreth 4 orë.

Meta s’ka përdor kur karta në jetë e tij, s’ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi. Secili në një vend demokratik mban përgjegjësi për veten e vet, kështu an ka mësuar edhe kryeministri në daljen tij. Askush sot nuk e di se përse duhet të qëndrojë Meta në arrest me burg. Hetimet nuk kanë përfunduar, ne po presim se ca do bëjë SPAK. Janë të paktën 3-4 që kanë dhënë dëshmi të rremë para BKH“, tha avokati i Metës!

Previous Post Next Post