Pak ditë më parë një grabitje e dështuar përfundoi në tragjedi për një prej 3 grabitësve shqiptarë, të cilët hynë në vilën e një sipërmarrësi italian në Foria i Centola, në periferi të Salernos. Pronari i shtëpisë, një sipërmarrës 60 vjeçar. Ky i fundit u zgjua nga zhurma e grabitësve, u armatos me çiften e tij të gjahut dhe u përball me ta duke qëlluar. Sipas media italiane njëri humbi jetën, ndërsa një tjetër rreth të 20-tave u plagos rëndë.
Por tre ditë pas ngjarjes, ndërtuesi ka gjetur poshtë shtëpisë së tij afro 30 shtetas shqiptarë, të cilët siç shkruan media italiane kishin ardhur për t’u hakmarrë ndaj sipërmarrësit italian. Ka qenë ardhja e dy patrullave të policisë ajo që ka bërë të mundur largimin e 30 personave!