Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mëngjesin e së martës në Shqipëri
Sipas Qendrës Sizmologjike, lëkundjet u regjistruan rreth orës 05:04 minuta, kurse magnituda e tërmetit vlerësohet se ishte 4.4 Rihter me epiqendër pranë Krujës, rreth 16 km larg Tiranës.
Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 km, ndërsa mësohet se lëkundjet e forta janë ndjerë në Krujë, Durrës, Tiranë dhe në të gjithë zonën e Shqipërise së Mesme.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale ndërsa lëkundjet kanë panikosur qytetarët të cilët kanë dalë nga banesat!