Socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet e parakohshme në 3 bashki (Mat, Berat dhe Tepelenë), që mbetën pa kryetar për shkak se drejtuesit e tyre garuan në listën e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është i bindur që rezultati do të jetë në favor të të majtëve.
“Bashkia e Matit, Beratit dhe Tepelenës, pa dyshim janë në planet organizative të PS. Shkojmë për t’i fituar të treja. Besoj periudha e përcaktuar në kod, pra vjeshta e këtij viti, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, thotë Klosi.
Për Tiranën ende nuk ka një vendim nga mazhoranca, pasi, sipas burimeve, po priten proceset e gjyqësorit. Socialistët në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit nuk e kanë marrë në shqyrtim kërkesën e demokratëve për të marrë vendim për mungesën prej më shumë se 4 muajsh të Veliajt!