Martesa e Luizit dhe Ki*ares nuk është siç duket, zbuloni se çfarë po ndodh në marrëdhënien e çiftit!

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka folur për marrëdhënien e saj me Luizin, duke zbuluar dinamika interesante dhe zhvillime të reja.

Kiara, e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ndau detaje të shumta mbi karrierën e saj, familjen dhe projektet e ardhshme. Ajo tregoi se marrëdhënia me Luizin ka pësuar ndryshime gjatë kohës, duke reflektuar mbi aspekte të ndryshme të jetës së tyre së bashku.

Salsano e pyeti nëse ka qeshur më shumë me Luizin në fillim në BBV apo tani.

“Po, kemi qeshur shumë në fillim pasi tani kemi edhe zënka,” iu përgjigj Kiara, e cila tregoi se si filli i tyre ishte plot humor, por që tani ka kaluar në një fazë më të komplikuar, të cilën e karakterizojnë edhe zënkat e zakonshme mes çiftëve.

Për çfarë zihen ata më shumë?

Kiara tha me humore se: “Po ja tani si të gjithë çiftet…” Duke reflektuar kështu mbi përditshmërinë dhe sfidat e marrëdhënieve, ajo tregon se zënkat e tyre janë në thelb si të gjitha çiftëve të tjerë.

E ndihmon Luizi, Kiarën me Lunën?

“Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar,” tha ajo. “Bebelinat nuk i ndërron, por e merr shëtitje…” Duke treguar kështu për angazhimin e Luizit si baba dhe rolin e tij në kujdesin për fëmijën e tyre, Kiara thekson se është një ndihmë e madhe për të.

Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze, moderatorja u përgjigj duke thënë se:

“Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme.”

A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?

“Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera,” tha ajo, duke treguar se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe e besueshme.

A flet akoma për BBV2 tani kur ulet me miqtë Kiara në tavolinë?

“Unë kam qenë stratege, çfarë thua ti edhe një tullumbac mezor e shpova. (qesh) Jo, unë nuk flas për BBV dhe nuk më pëlqen që të komentoj së çfarë ka kaluar. Domethënë shoh më shumë përpara dhe nuk më pëlqen që të flas kur isha apo çfarë bëra sepse dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën e Big Brother-it, por jo jeta vazhdon,” shtoi Kiara, duke shprehur dëshirën e saj për të fokusuar në të ardhmen dhe jo në të kaluarën!

Previous Post Next Post