Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në festën e PS.
Kreu i qeverisë u drejtua socialistëve duke u thënë “shqetësohuni ditën kur Gramozi të mos jetë më në oborr, por atë ditë nuk do të jem as unë”.
Po ashtu ai shkëmbeu batuta me Arta Daden duke i thënë ‘zysha ty shyqyr që të kemi’.
“Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr. Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni. Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet tek vajzat dhe gratë fitoi“, tha Rama!