Analisti Andi Bushati mesa duket është dorëzuar pasi ka deklaruar se opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në MCN, Bushati tha se opozita e ka garën të humbur në zgjedhjet e ardhshme lokale.
I pyetur se kë sheh si kandidatë të mundshëm nga PS dhe PD për Bashkinë e Tiranës, Bushati tha: “Disa thonë Blendi Gonxhe, se edhe ka qenë, edhe e njeh atë bashki. Është shprehur Spiropali, thonë e dëshiron edhe Balluku. Ne tani s’kemi më një PS ku vendimet merren në mënyrë kolegjiale. Asnjëri s’ka dorë në vendimmarrje përveç një njeriu të vetëm. Unë them që opozita s’duhet të marrë pjesë. Të hidhet përpjetë PD kryetarin e Tiranës s’ia lë njeri. Kështu që më mirë të zhvlerësojë garën se sa të hyjë në një garë që e ka të humbur”!