Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm në tre ditët e fundit, pas një sulmi masiv me raketa të ndërmarë nga Irani ndaj Izraelit, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ajrore izraelite në territorin iranian.
Sipas autoriteteve izraelite, Irani ka lëshuar rreth 200 raketa balistike në disa valë të njëpasnjëshme. Megjithëse shumica u neutralizuan nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore, dhjetëra raketa arritën të depërtojnë, duke goditur objektiva në Tel Aviv dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe disa të plagosur....
Në këtë sulm janë përdorur raketa balistike me rreze të mesme veprimi, ndër to edhe modele të avancuara si “Fattah-1”, e cila u prezantua nga Irani në vitin 2023. Kjo raketë është e aftë të arrijë shpejtësi mbi Mach 13 dhe të kryejë manovra të vështira për t’u ndalur gjatë zbritjes në atmosferë
Përballja e ashpër mes dy fuqive rajonale ka nxitur frikë për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për të shmangur një luftë me pasoja të pakontrollueshme!