Bëhuni gati. Sinoptikani tregon çfarë ndodh me motin këtë javë!

Bëhuni gati. Sinoptikani tregon çfarë ndodh me motin këtë javë…

Ndryshimet klimatike kanë bërë që shprehja gusht e gunë të mos gjejë më zbatim në Shqipëri. Kjo pasi, duke nisur nga fundjava, vendi ynë do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan me temperatura 40 gradë në hije.

Vala e të nxehtit do të prekë edhe bashkitë e tjera, përfshi edhe Tiranën.

“Po ashtu, me temperatura të larta do të jenë kryeqyteti, Shkodra, Gjirokastra, po ashtu në vlerën 39 gradë. Edhe ultësira do të luhatet në vlerat 36–38 gradë.”

Kjo valë e të nxehtit do të vijojë deri në mesin e kësaj jave.

“Do të vijojë kjo valë e të nxehtit edhe përtej javës që vjen, duke bërë që maksimalet të luhaten 39–40 gradë në zona të izoluara. Temperaturat e larta do të zgjasin deri në 7 ditë”, tha Osmani.

Sipas sinoptikanëve, muaji gusht po shënon temperatura 6 gradë mbi normalen, duke bërë që vendi të jetë i përfshirë nga ditë të tëra të nxehti!

Previous Post Next Post