Pëllumb Pilinçi shpall qeverinë e re me 13 ministra në Vlorë!

Pëllumb Pilinçi shpall qeverinë e re me 13 ministra në Vlorë

Kreu i partisë “Shpresa Demokratike”, Pëllumb Pilinçi është ndalur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës nga aty ku i ka shpallur “luftë” kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Me forca të shumta sigurie, Pilinçi vizitoi qytetin bregdetar nga ku shpalli dhe Qeverinë e re shqiptare.

Së bashku me 13 ministrat e tij dhe 3 drejtorë, kreu i kësaj partie prezantoi “kabinetin” e tij duke paralajmëruar më tej se shumë shpejt do të ketë arrestime në radhët e socialistëve, por edhe të demokratëve.

Erdhi koha juaj, duan ose nuk duan Shqipëria do bëhet me kufi natyror. Shqipëria Maqedonia e Aleksandërit e patriotit tonë të njohur, Mali i Zi me princat e malësisë, domethënë jugu dhe veriu, veriu luftëtarët, toka jonë është deri në Beograd. Kosova jonë nuk është akoma e çliruar se është me flamur blu ngjyrë greke dhe kafe sebe. Ne kemi ardhur për ju, për të bërë qeverinë, qeverinë me shqiptarët, jo qeverinë me shqipfolës. të gjithë ministrat që kanë ardhur sot quhen sekretarë 13 ministra dhe 3 drejtori. Drejtoria që sot do të quhet FBI shqiptare, drejtoria e inteligjencës, unë çdo natë në orën 6 i bëj thirrje patriotëve të rin që të kthehen sa më parë. Unë e di që nënat vlonjate rrinë me shami të zeza sepse djemtë u kanë ikur ka 35 vjet. Do vinë në Shqipëri, pra ti shihni të lirë fëmijët tuaj, sepse fëmijët tuaj nuk mund të jetojnë në vendin e botës, kjo është toka e shqiponjave. Të dyja partitë pëllasin natë e ditë se do vijnë indianë pakistanë, çifutë, izraelitë të çdo race. Jo të dashur shqiptarë, e bëjnë edhe burgun pranë detit, asnjë nuk është në burg, janë vetëm 220 veta që bëjnë sriv të dyja partitë. Çdo ditë, po arrestohen, unë e di që prisni të arrestohen, po do arrestohen të gjithë janë 1240 deputetë që ju kanë vjedhur përgjatë këtyre viteve”, tha ai ndër të tjera!

Previous Post Next Post