
Ai gjithashtu denoncoi lidhjet e qeverisë me familjen Hajri dhe u shpreh se ligji antimafia në Shqipëri nuk zbatohet për disa individë. Berisha theksoi se korrupsioni dhe manipulimet në drejtësi kanë prekur raste të shumta, përfshirë arrestime të padrejta dhe pazare me pronat e viktimave të krimit. Ai vijoi duke paralajmëruar se këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve.
Deklarata
Nuk janë vetëm këto pazare të ulëta, të turpshme me politikanë që bëri ky. Por ky bëri pazare me banditë, me vrasës.
Altin Hajri është sot i lirë për shkak të tij.
Dhe dënohet roja që copëtoi në lokalin e Altin Hajrit kufomën e Jan Prengës dhe Altini është i lirë, sepse Altin Troplini këtu, sipas burimeve, mori 700 mijë euro.
Po jo vetëm kaq, se ju mund të thoni po këto burime, dakord, një dokument nuk ekziston për këtë, por ekziston një dokument tjetër që e firmos Altin Troplini (Dumani).
Ekziston dokumenti që Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia. E gjithë familja Hajri është subjekt i ligjit antimafia.
Siç është Fatmir Xhafaj, Faqezi Xhafaj, i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit.
Por ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston.
Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje.
Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela.
Bën pazare se sa do paguanin grupi Toyota Yaris për të marrë mbrapa makinat.
Njërit i thotë se a jep 30 mijë, jo i thotë ky, dua 70 mijë.
Dhe kur këtë e thirri Altin Troplini, çfarë i tha: i tha zotrote, na thuaj pak, kur more në pyetje Ymer Lalën, të rreshtuara 90 pyetje që do i bëje, dhe që ishte arrestuar për vrasje, e pyete për çdo gjë tjetër, por jo vetëm për vrasje.
Se ky ishte ushtar i Ymer Lalës. Jo, jo, Ymer Lala i pagoi 1 milionë këtij.
Se të arrestohet Ymer Lala, të akuzohet nga Luftar Reçi për vrasje me dëshmi dhe fakte, dhe ky sot është i lirë, Ymer Lala.
Pra, për të gjitha këto, ky donte me çdo kusht t’i zgjatej mandati, i tmerruar.
Ky doli me tezën se mandati nuk është i ri.
Imagjinoni çfarë koncepti kishte ky puçist.
Ky njeri do të zgjasë mandatin se rrëmbeu gazetarin në mes të rrugës.
Dhe unë u them ju se pengmarrësi është identik dhe as më pak se përdhunuesi.
Pra, ky mori Elton Qynon me kriminelë që urdhëroi, i mori edhe mjetet e punës, dhe pavarësisht nga gjykimet ndërkombëtare, ky ushtar i krimit nuk ia kthente, vetëm e vetëm se ai kishte në regjistrime të dhëna për Ramën dhe Altin Troplinin!