Sekuestrohen 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi tregtare/ Goditet bosi!


Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, janë sekuestruar pasuritë e shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë krijuar në mënyrë të paligjshme nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Ky aksion vjen si rezultat i hetimeve të thelluara të procedimit pasuror nr. 01, i vitit 2025.

Prokuroria bën me dije se hetimet kanë zbuluar se Lamka ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe ka akumuluar pasuri të paluajtshme e automjete, të cilat nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.

Në total, janë sekuestruar 33 apartamente, 15 automjete dhe 9 njësi tregtare, të cilat ndodhen kryesisht në lagjen nr. 13, Plazh, në Durrës.

Pasuritë e sekuestruara

  • 33 apartamente: Me sipërfaqe totale prej 800 m².
  • 9 njësi tregtare: Kjo përfshin 4 dyqane me sipërfaqe totale 280 m², 4 garazhde me sipërfaqe totale 280 m², si dhe një tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m².
  • 15 automjete.

Ky aksion i prokurorisë synon të godasë krimin e organizuar duke i hequr pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme, duke dërguar një mesazh të qartë se asnjë fitim nga aktiviteti kriminal nuk do të tolerohet!

Previous Post Next Post