Gazetari Çim Peka sulmoi ashpër deputetin dhe drejtuesin e PD për Vlorën, Bujar Leskaj, që ka dalë kundër Gaz Bardhit i cili mori besimin e Berishes për “postin” e kryetarit të grupit.
Peka u shpreh se Leskaj në vend që të denonconte “vjedhjen e votës”, ai sipas gazetarit, bëri plazh me Vullnet Sinën. Peka ka aluduar hapur për miqësinë dhe interesat personale te Leskajt me deputetin socialist Vullnet Sinaj.
“Nuk shikoja dikë më të përshtatshëm se Gazment Bardhi. Bardhi ka dhe artikulim, dhe guxim dhe është ajo që në këto kushte që është opozita, i duhet një opozite. Ajo sallë do përplasje. Bardhi ka treguar që këtë gjë e bën. Nuk e ka bërë keq. Këta që kishin mendime kundër, ky që thoshte sot që ishte kundër për Bardhin, duhet të japë motivin. Nëse motivi është se pse ka kërkuar djegien e mandatit të Vullnet Sinajt dhe unë e kam shok, ky është banalitet. Nëse motivi është rezultati i Fierit, ti e ke katastrofë në Vlorë. Nuk foli një fjalë në Vlorë për manipulimin. Do të thotë se ti pranon rezultatin 9 me 3. Ti s’duhet të shkelësh më në selinë e PD. Ti zotëri (Bujar Leskaj) mos bëj plazh me Vullnet Sinajn gjithë verën por dil e denonco vjedhjen nëse do të bësh opozitë. Nëse s’do të bësh opozitë dhe bën lojë për interesa personale, bëj si të duash”, tha Çim Peka!