Del rezultati i sondazhit: Kë preferojnë demokratët si Sekretar të Përgjithshëm të PDsë!

Ervin Salianji prin me diferencë të madhe në sondazh për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së

Në një sondazh të zhvilluar online nga Djathtas.al, qytetarët janë pyetur se kë dëshirojnë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Gara është mes dy emrave të njohur të PD-së: Ervin Salianji dhe Flamur Noka.

Pas mbi 1 mijë votash të hedhura, rezultati është mjaft domethënës:

  • Ervin Salianji ka marrë 77% të votave ose 823 vota,
  • ndërsa Flamur Noka ka siguruar vetëm 23% të votave, që përkthehet në 243 vota.

Ky rezultat tregon një mbështetje të qartë për figurat e reja brenda Partisë Demokratike, ku emra si Salianji, Alimehmeti dhe Aulon Kalaja perceptohen më të pëlqyer në elektoratin blu, pasi janë ende të pakonsumuar politikisht dhe sjellin një frymë të re për demokratët.

  



Previous Post Next Post