Kaos në Kuvend/ LAJM I FUNDIT: Gaz Bardhi i vërsulet Ramës, Kushtetuta fluturon si “leckë” pa vlerë!

Kaos në Kuvend/ LAJM I FUNDIT: Gaz Bardhi i vërsulet Ramës, Kushtetuta fluturon si “leckë” pa vlerë…

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme, e cila u mbyll në një kohë rekord, për vetëm 25 minuta.

Opozita nuk e ka lejuar kryeministrin Edi Rama të mbajë fjalën për prezantimin e programit qeverisës. Pasi u kalua direkt në votim, dhe Rama u ul në ndenjësen e tij, deputetë të opozitës i kanë hedhur atij librin e kushtetutës.

Kaosi u përhap në gjithë sallën pasi deputetët e opozitës u çuan nga vendet e tyre dhe u drejtuan për te foltorja dhe kabineti qeveritar. Në moment kaosi, Bardhi ia fluturon Kushtetutën mbi kokë kryeministrit dhe ministrave, si të ishte një send i pavlerë.

Fatkeqësisht, libri i shenjtë i Republikës është trajtuar si copë letre nga ana e opozites të cilet e flaken drejt Rames.

Në momentin që nisën ta godasin, Rama u është drejtuar truprojave të Gradës që shkuan për të penguar sendet, duke u thënë: Lërini!

Previous Post Next Post