Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot në mëngjes krenarinë për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Rama e ka cilësuar këtë si një tjetër ditë të rëndësishme në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, duke vlerësuar punën e skuadrës negociuese që, sipas tij, po përfaqëson Shqipërinë me dinjitet.
“Me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama teksa publikon videon më poshtë.👇