Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike e cila pretendonte që mos certifikohen zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ky vendim iKolegjit Zgjedhor është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankimim.
Duke qëndruar në fuqi vendimi i KQZ-së, do të thotë se zgjedhjet e 11 majit cilësohen zyrtarisht të certifikuara dhe Rama hipotekon mandatin e katërt.
Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë vazhduar avazin e vjetër duke pretenduar se votat janë blerë nga mazhoranca socialiste!