Sot, Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ftesë të Danimarkës, e cila do të mbahet në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.
Ky takim do të shërbejë për hapjen e negociatave mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e Transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet Transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike).
Takimit në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
Sipas agjendës, Konferenca Ndërqeveritare do të nisë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar për rreth orës 09:15, ndërsa Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të zhvillohet në orën 10:00!