E frikësuar nga humbja përballë Ogerta Manastirliut, deputetja e PD Jorida Tabaku nuk pranon të “lëshojë” mandatin e deputetes.
Tabaku tha se nuk do të pranojë të jetë kandidate e PD për bashkine e Tiranës, por zbulon emrin potelncial të opozitës.
“E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin “gocë tironë”. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në parlament dhe gjerat s’i lë në mes. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon”, tha Tabaku.
Deputetja demokrate la të kuptohej se një kandidaturë përbashkuese e opozitës per badhkine e Tiranes mund të jetë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti.
“PD ka figura të mira edhe elektorale. Mund të jenë ata që morën votat nga Primare. Copëzimi i opozitës, minimizoi PD. Unë sjam për garën e Bashkisë së Tiranës, kam fituar garë tjetër 100%. S’është bashkia në ambiciet e mia, e njoh e bëj shumë mirë, fokusi im është në parlament. Ka shumë emra, ndava hapat e fundit në garë me Ilir Alimehmetin, që është figurë e mirë. E nevojshmë ëhstë që në garë të gjithë të ngrihen bashkë kundër këtij sistemi”, tha Tabaku!