Çfarë ndodhi? Rama largohet ‘urgjentisht’ nga koferenca, ja arsyeja!!

Në një konferencë për 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, ka ndodhur një incident i vogël.

Siç raporton Lapsi.al kryeministri Edi Rama është larguar nga salla kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, foli për moszbatim të vendimeve të kësaj gjykate.


Edhe pse nuk e përmendi nominalisht si rast, u kuptua lehtësisht se Zaçaj e kishte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë.

Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin!!!

Previous Post Next Post