Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të GJKKO-së, pas shtyrjes së seancës për revokimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij.
I pyetur lidhur me deklaratën e bërë ditë më parë se Meta do të lërë qelinë brenda muaji tetor, Cakrani u shpreh se në të njëjtën linjë është dhe vetë ish-presidenti
“Po flas çfarë mendon zoti Meta. Unë e di shumë mirë pse mbahet zoti Meta në paraburgim. Problemi është që mua duhet të besoj, unë jam në betejën time ligjore, dhe unë do ti ezauroj të gjitha procedurat sepse armët e mia këto janë. Duke besuar te puna ime besoj se zoti meta duhet të lirohet. Duhet të kuptojmë ju jeni gazetarë më thoni një president në europë që mbahet në paraburgim, që pretendohet për akuza 20 vite përpara. Zoti Dumani pardje ka deklaruar se rrëmbimi, arrestimi i zotit Meta të linte për të dëshiruar”, tha Cakrani!!!
