Kryeministri Rama tregon vendimin DRASTIK që ka marrë për Tiranën: Do të hiqen!!

“Dua të gjithë deputetët këtu!”/ Rama ka një thirrje urgjente për Socialistët: Duhet të nisim…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nisë plani për heqjen e depozitave nga pallatet.

Gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kreu i qeverisë theksoi se ato mund të bëhen burim katastrofash.

Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara, ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama.

Rama tha se do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhet.

Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar. Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj siç kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet”, theksoi kryeministri!!!

Previous Post Next Post