Deputetët e PD reagojnë: A do mbështesin nismën e Salianjit?

A do i bashkoheni “KRYENGRITJES” së Salianjit? Ja si përgjigjen deputetët e PD…

Deputetët e Partisë Demokratike janë pyetur në lidhje me foltoren e Ervin Salianjit, i cili nisi nga dita e djeshme takimet në Durrës me demokratët atje.

Deputeti Saimir Korreshi tha se takon çdo demokrat: “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë

Edhe Xhelal Mziu u shpreh se “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj nuk pranoi të flasë për gazetarët, duke i thënë “Ditë të mbarë”.

Previous Post Next Post