Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti është pyetur jashtë Kuvendit për takimin e Ervin Salianjit me strukturat e PD-së, ku ishte i pranishëm edhe Ilir Alimehmeti.
“A ka ndonjë pyetje për Ballukun, për qeverinë? Për Ballukun që s’ka ardhur. Ervini është miku im, një djalë flori, por unë dua një pyetje për qeverinë, përqëndrohuni se ngelët tek opozita”, tha shkurtimisht Tomor Alizotu, duke mos pranuar të komentojë “kryengritjen” brenda PD-së.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Ervin Salianji nisi turin e takimeve pasi e mbushi sallën plot me demokratë, ndoshta kishte më shumë të pranishëm se protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrise!!!
