Arrestimi i Erion Veliajt nuk goditi vetëm Bashkinë e Tiranës, por goditi edhe nervin politik të Edi Ramës.
Ky, ishte momenti kur Rama kritikoi ashpër politikën e masave drastike të SPAK që izolonte zyrtarët me masën e arrestit me burg edhe pse pa akuzë.
“Mendoj se në këto raste ka qenë e tepruar masa e sigurimit të arrestit me burg për personat publik, pavarësisht se një pjesë e publikut kërkon masa ekstreme arrestime sepse kanë një lloj mllefi, inati, por prokuroria nuk duhet të bi pre e kësaj dëshire, apo këtij epshi popullor për ndëshkime”, u shpreh Gentjan Tërnova, ish-prokuror.
“I dhamë fund pandëshkueshmërisë. Sot do shohim, a mos kemi shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, thjeshtë për të kënaqur opinion publik, për të kënaqur ato zërat të cilat prisnim me padurim drejtësinë, këtu duhet të ndajmë ndëshkimin nga drejtësia”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror!!!
