Yuri Kim rikthehet sërish në Shqipëri, diplomatja amerikane shfaqet në!

Yuri Kim “nuk i ndahet shpirti” nga Shqipëria, Diplomatja Amerikane shfaqet në…

Mirupafshim! Kështu shkroi diplomatja e lartë amerikane Yuri Kim dy vite e gjysmë më parë, kur sapo ishte ngjitur në avionin që e priste në Rinas, në mbyllje të shërbimit diplomatik në Shqipëri, si ambasadore e radhës e Shteteve të Bashkuara.

Dhe ajo vetë u kujdes të tregonte se ikja nga Tirana nuk ishte një lamtumirë, por vetëm mirupafshim.

Yuri Kim shfaqet shpesh në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara për/nga Shqipëria. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, pasi ajo ka qenë e pranishme në festimet e Pavarësisë së Shqipërisë në SHBA, organizuar nga ambasada jonë atje.

Siç mund ta shihni në fotografi Yuri Kim shihet mes qindra miqve amerikanë të Shqipërisë në Amerikë, përfaqësuesve të komunitetit tonë atje, të cilët janë bërë bashkë në një event special të thirrur nga ambasadori Ervin Bushati.

Diplomatja Yuri Kim qëndron në fillim të sallës, ndërsa pranë saj mund të dallohet lehtësisht edhe një tjetër ambasador amerikan, gjithashtu shumë i dashur nga shqiptarët, Alexander Arvizu!!!

Previous Post Next Post