Lajm i mirë për punonjësit: Pagat do të rriten nga 1 janari!

“Nga 1 Janari rriten pagat për punonjësit”/ Lajm i Mirë! E konfirmon drejtori i këtij institucioni…

Drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj ka deklaruar se nga data 1 Janar do të hyjë në fuqi një rritje e përgjithshme pagash për të gjithë punonjësit e institucionit.

Sipas Xhafajt, ky vendim vjen në një periudhë sfiduese, por është i domosdoshëm për të mbështetur punonjësit dhe për të garantuar një shërbim postar më cilësor dhe më efikas.

Do të kemi një rritje pagash për gjithë sektorin publik nga 1 Janari. Jemi duke replikuar sipas udhëzimeve të Ministrisë së linjës edhe në Postën Shqiptare. Rritja do të përfshijë të gjitha stratat, duke nisur nga paga dysheme, e cila do të jetë 500 mijë lekë te vjetra në muaj” u shpreh Xhafaj.

Etjen Xhafaj bëri të ditur gjithashtu se Posta Shqiptare po punon paralelisht për një reformë të thellë, duke marrë modele nga vendet simotra në BE, me synim rritjen e performancës dhe përputhjen e standardeve për integrimin në Bashkimin Europian!!!

Previous Post Next Post