Takimi i Salianjit shq*etëson Berishën: Lëvizje për qëllime personale!

Kafja e Salianjit TREMB Berishën: Lëvizje për qëllime private dhe…

Sali Berisha e quajti aktivitet për interesa personale, foltoren që pritet të nisë Ervin Salianji.

Berisha tha se PD-ja ka forumet e saj dhe se çdo aktivitet tjetër jashtë këtyre forumeve nuk ka lidhje me partinë.

“Asnjë aktivitet, jashtë forumeve të PD-së nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. PD ka dhe do të ketë mbledhjen e forumeve, do të jetë një debat i hapur për cilindo anëtar. Çdo person tjetër që për qëllime private dhe personale, organizon takime, i ka ato në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë”, tha Berisha.

Megjithëse e cilësoi një aktivitet për interesa personale, Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do t’i përjashtonte pjesëmarrësit në foltoren e Salianjit.

Janë në funksion të këtij apo interesi, kjo mbetet për t’u parë. PD ka kryesinë, Këshillin Kombëtar e deri te seksioni. Të gjithë kanë filluar të mblidhen për të bërë analizën e punës”, u shpreh Berisha!!!

Previous Post Next Post