
Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja.
Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca.
Sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin për secilin prej tyre.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Ja 10 kandidatët: 1-Alaudin Malaj; 2-Alban Toro; 3-Alma Faskaj Vokopola; 4-Arta Vorpsi; 5-Brunilda Bara; 6-Genci Gjonçaj; 7-Jordan Daci; 8-Lulzim Hamitaj; 9-Naureda Llagami; 10-Roland Ilia!!!