Dritan Hila: Rama ka komunikim të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë!

Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me “Shtëpinë e Bardhë”, Trumpi…

Analisti Dritan Hila duke komentuar ftesën e presidentit Trump për qeverinë shqiptare për në Bordin e Paqes, u shpreh se Rama tashmë ka linjë direkte komunikimi me Trump, sepse ka marrëdhënie me dhëndrin dhe të bijën e presidentit Amerikan.

Hila tha se Rama u duhet amerikanëve edhe për të mos prishur punë në rajon, si në rastin e Kosovës.

Rama bëri gabim që e publikoi ftesën sepse opozita englendisej me këto gjëra, jo Delta, jo këto… 60 shtetet nuk janë shumë. Mendoj se një pjesë e tyre, kanë një lloj valence ose me Izraelin ose me botën arabe. Ne kemi me Izraelin, kemi edhe me botën arabe. Jemi pjesë e Konferencës Islamike. Jemi interlokutor i besueshëm. Padyshim nuk do t’i zhvillojë Rama bisedimet. Por padyshim, është ftesë që në planin e brendshëm, i prish punë PD-së, pasi kishte ngritur retorikë, që Rama e ka çështje orësh që do të bjerë, marrëdhëniet e Ramës me Amerikën janë në pikën më të ulët. Unë di të them, se Rama ka linjë direkte në Shtëpin e Bardhë se ka dhëndrin dhe të bijën. Madje Ivanka më duket se vjen në Shqipëri, pasi kanë projektet e tyre. Trumpit i pëlqen Rama, është udhëheqës autoritar“, tha analisti Hila!!!!

Previous Post Next Post