
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke dhënë një sqarim të rëndësishëm lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen për djalin e tyre, Roelin.
Në deklaratën e saj, Jao thekson se është kujdestarja e vetme ligjore e të birit dhe se prioriteti i saj absolut është mirëqenia dhe siguria e Roelit.
Ajo ka bërë të qartë se çdo vendim që lidhet me djalin është marrë dhe do të merret gjithmonë në interes të tij, duke shmangur çdo keqkuptim apo spekulim publik.
Reagimi i plotë i Selvije Jaos në llogarinë personale të Instagram-it:
“E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.
Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për tënë çdo aspekt të mundshëm,deri sa të kem forcë dhe jetë.
Për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.
Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale.
Ju faleminderit shumë”.
Ende nuk dihet nga vjen ky reagim, nese dikush kerkon t’i marre te birin apo te perfitoje abuzivisht ne emer te tij, por qe duket si nje thirrje qe mos te abuzojne me emrin e te birit dhe qe ajo nuk ka ndermend te dorezohet per mbrojtjen e tij!!!