“Vendimi i SPAK-ut rrëzohet nga Kushtetuesja, Berisha reagon”

“Dorëzohet” Berisha, e pranon se s’ka shpresë që SHBA t’i heqë non gratën: Nuk është…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë.

Berisha kritikoi mënyrën se si Gjykata trajtoi çështjen e tij, të cilën e lidhi me zyrtarët e lartë dhe e cilësoi vendimin si të koduar politikisht.

Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së PS. Komenti im i parë është se atë çështje Gjykata Kushtetuse e trajtoi pas tetë muajsh paraqitje, kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarët e trajton brenda dy ose tre javësh, këto janë standardet e Gjykatës Kushtetuse. Gykata Kushtetuse, në një vendim të koduar partiak, shpalli jo kushtetues vendimin ndaj meje dhe nuk e shfuqizoi. Ndërkohë, ai vendim ka pasoja edhe sot. Nuk e shfuqizoi duke menduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij, dhe vendimi në çdo doktrinë përçon atë të partisë së krimit, vendimi duhej shfuqizuar. Ajo mori një vendim në favor të të Lubive, vendimi është i turpshëm. Është në favor sepse vendimet e tjera hapin rrugën për t’i shfuqizuar. Vendimin tim nuk e shfuqizoi duke menduar se çdo vendim merret vetëm me vendimet që janë në fuqi, e cila nuk është kështu, sepse ajo merret me vendimet që kanë pasoja dhe që nuk janë zhdukur pasojat. Një nga pasojat është fakti që unë jam përballë jush, plus pasojat e tjera”, u shpreh Berisha!!!

Previous Post Next Post