"Rama i përgjigjet ashpër Greqisë: 'Ndaloni provokimet, po luani me zjarrin'" oseee.....

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e shumta të bëra së fundmi nga mediat greke, të cilat kanë shkruar shpesh kundër investimeve amerikane që pritet të bëhen në Shqipëri. Në reagimin e bërë pasditen e sotme, Rama shkruan se Greqia po shijon suksesin e saj me investimet e huaja në vendin e tyre, ndërkohë që po rrisin tensionet mes shqiptarëve, me raportimet që kanë bërë së fundmi. “Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja… Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?! Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!” shkruan Rama. Më tej, kreu i qeverisë shqiptare publikoi një artikull ku shkruhet për përmirësimin e ekonomisë dhe shndërrimin e ishullit Mykonos në një nga atraksionet turistike më të vizituara, e kjo falë investimeve të huaja të bëra në zonë.
Previous Post Next Post